Arbëri

Hoti flet me DFC-në për implementimin e projekteve nga marrëveshja e Washingtonit

Hoti flet me DFC-në për implementimin e projekteve nga marrëveshja e Washingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka diskutuar me përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së) për implementimin e projekteve nga marrëveshja e nënshkruar në Washington.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi priti në takim sot përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilët diskutoi për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në komunikatë.