Arbëri

Specialja publikon aktakuzën ndaj Salih Mustafës

Specialja publikon aktakuzën ndaj Salih Mustafës

Salih Mustafa, i arrestuari i parë nga Specialja pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturë kundër të paktën gjashtë personave, është bërë e ditur të enjten mbrëma, përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se këto krime ishin kryer në një periudhë afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash.