Arbëri

Specialja ua lejon viktimave të marrin pjesë në proceset gjyqësore

Specialja ua lejon viktimave të marrin pjesë në proceset gjyqësore
Foto: Ilustrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës do të lejojnë viktimat të marrin pjesë në proceset e ardhshme në Gjykatën Speciale.

“Me konfirmimin e një aktakuze në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe publikimin e saj, viktimat tashmë mund të fillojnë të paraqesin kërkesa për pjesëmarrje në proceset e ardhshme”, thuhet në një komunikatë për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.