18:07

​Nuk ka kuorum për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në dy raunde në tentimin për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, megjithatë, dy kandidatët Naim Çelaj dhe Xhavit Shala nuk kanë arritur t’i marrin votat e kërkuara.

Në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32. Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisën përgatitjet, por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, do të vazhdojë në seancën e së hënës, duke filluar nga ora 12:00, raporton KP.

16:25

Konventa e Stambollit përfshihet në Kushtetutë

Me 93 vota për, përfshirë 17 të pakicës, është miratuar amandamenti, që e përfshin në Kushtetutë Konventën e Stambollit.

Ky propozim-amandament u hedh edhe një herë në votim.

Pak më herët, ku propozim-amandament nuk ishte votuar, pasi që nuk ishin në sallë 80 deputetët e mjaftueshëm, pasi duheshin 2/3 e votave.

Konventa e Stambollit ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

16:05

S’votohet propozim-amendamenti për përfshirjen në Kushtetutë të Konventës së Stambollit

Nuk votohet propozim-amendamenti Kushtetues nr. 26, nëpërmjet të cilit Konventa e Stambollit përfshihet në Kushtetutën e Kosovës, e që ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Kjo pasi që nuk ishin në sallë 80 deputetët e mjaftueshëm, pasi duheshin 2/3 e votave.

14:26

Dështon edhe rivotimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Edhe pse mori miratimin që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mundësohet rivotimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, në fund përsëri Kuvendi dështoi ta votojë në parim këtë projektligj.

Edhe një herë vetëm 60 deputetë votuan.

Kjo ishte hera e tretë vetëm sot që u votua për këtë projektligj. Të tri herët ai mori vetëm 60 vota.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk kishte marrë përkrahjen as në dy seanca të mëhershme.

11:13

Dështon edhe një herë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Për herën e tretë ka dështuar votimi në lexim të parë i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim në seancën e zhvilluar të premten.

Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.

Në anën tjetër, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mbrojtur propozimin duke thënë se përkrah gjerësisht ekonominë në vend, ndërsa ka shtuar se edhe propozimet e opozitës do të përfshihen në projektligj pas votimit në lexim të parë.

Kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e ardhshme.

Kalon rezoluta për arsim, ajo e dialogut dhe MPB-së shtyhen për seancën tjetër

Rezoluta për dialogun me Serbinë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje me kërkesë të propozuesve është shtyrë për seancën tjetër.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se “Rezoluta është në proces të harmonizimit dhe në seancën tjetër do të sillet në votim”.

E, rezoluta për arsim ka kaluar më 62 vota për.

Ndërkaq rezoluta e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, është shtyrë për seancën e radhës në mungesë të kuorumit.

61 për asnjë kundër dhe 2 abstenime është miratuar propozimi që deputeti Ljubinko Karagjiqt ë jetë anëtar i Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Pas votimit ka përfunduar seanca.

10:44

S’ka kuorum për votim të projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Nuk ka pasur kuorum për votim të projektligjit për mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

36 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo pikë është shtyrë për seancën e radhës.

10:37

Nis seanca, në rend dite projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Ka nisur të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Ndër të tjera në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ndërkaq sot do të shqyrtohen edhe pika tjera të cilat kanë mbetur të papërfunduara nga seancat e kaluara.

08:12

Kuvendi mban dy seanca, sërish në rend dite Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare. Fillimisht prej orës 10:00 do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme. Të zgjedhurit e popullit sërish do të sfidohen për votimin e një tjetër projektligji që më herët nuk ka marrë besimin e tyre, ai për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Krahas kësaj deputetët pritet të votojnë edhe për disa nga projekt-rezolutat që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum votimi.

Këto janë pikat e rendit të ditës në seancën e nesërme:

“I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

5. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

6. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës,

7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në pjesën e dytë të ditës kuvendarët do të provojnë të zgjedhin avokatin e popullit.

I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të

RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

6. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të mbajë seancë të rregullt ku në rend dite do të jetë Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26, që lidhet me Gjykatë Speciale.