Arbëri

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë. Rezultatet kanë dalë nga 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.