Arbëri

Pritet që Qeveria ta votojë grupin e ri punues për themelimin e Institutit për krime lufte

Pritet që Qeveria ta votojë grupin e ri punues për themelimin e Institutit për krime lufte

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi punues për të themeluar Institutin për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai në Kuvendin e Kosovës tha se ky institut do t’i shërbejë memories kolektive dhe brezave të ardhshme.