Arbëri

Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton rreth dialogut

Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton rreth dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka theksuar edhe të premten, para ambasadorëve të QUINT-it se dialogu me Serbinë duhet të përmbylllet me një marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Gjatë një takimi të premten, ai po ashtu i ka informuar ata për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e ka quajtur historike dhe me rezultate konkrete.