Arbëri

Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë

Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë
Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka thënë Hoti.