18:50

Edhe Haradinaj dyshohet për frikësim të dëshmitarëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar të shtunën se nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, dyshohet për veprën penale kundër administrimit të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Për veprën e njëjtë ishte arrestuar të premten edhe kreu i OVL-së, Hysni Gucati.

Specialja ka thënë se për paraqitjen e parë të Haradinajt para gjykatësit në Hagë do të njoftohet më vonë.

14:18

Edhe Haradinaj dyshohet për pengim të drejtësisë, është dërguar në Hagë

17:49 - Për arrestimin e Haradinajt dhe transferimin e tij në Hagë, Gjykata Speciale ka njoftuar edhe zyrtarisht të shtunën në mesditë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se Haradinaj u arrestua në Prishtinë në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim”, thuhet në njoftim ku shtohet se EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë mbështetur operacionin e arrestimit të Haradinajt.


Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë për KOHË-n se kreu i OVL-së, Hysni Gucati, dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj, janë në Hagë aktualisht.

Që të dy pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës, derisa dyshohen për pengim të drejtësisë.

Gucati u arrestua për frikësim të dëshmitarëve

“Që të dy janë të dyshuar për pengim të drejtësisë, që të dy janë në Hagë. Së shpejti, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë për caktimin e paraburgimit apo jo. Megjithatë nuk dihet kur (dalin para gjyqtarit)”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për herë të fundit me Haradinajn ka kontaktuar mbrëmë rreth orës 18:00 nga Selia e EULEX-t në Fushë Kosovë.