Arbëri

Ende s’ka datë për fillimin e vitit akademik për studentët e vitit të parë

Universiteti i Prishtinës ende nuk e ka të qartë se me çfarë̈ date do të fillojnë vitin akademik studentët e rinj të nivelit Bachelor. Ndërkaq, studentët e viteve të tjera, sipas drejtuesve të UP-së, vitin akademik e fillojnë të enjten më 1 tetor.

Javën e kaluar UP ka hapur konkurs për pranimin e 6.638 studentëve të nivelit Bachelor të cilët e kanë kaluar testin e maturës në afatin e parë. Afati i dytë i testit të maturës do të mbahet më 10 tetor dhe tek pas publikimit të rezultateve UP do të hapë konkursin tjetër për plotësim të vendeve që mbesin të lira, raporton KOHA.