Arbëri

Infektologu Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e COVID-19

Infektologu Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e COVID-19

Kosova ditëve të fundit ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

E derisa kjo ka ndikuar që qeveria të lirojë masat për luftimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme, infektologët thonë se rënia e rasteve të reja nuk guxon të krijojë kënaqësi dhe sjellje të papërgjegjshme.