Arbëri

Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos i mbajnë maska

Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos i mbajnë maska

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike, por paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat antiCOVID.

"Fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve kemi një situatë më të qetë. Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave të reja dhe ky bashkëpunim të jetë reciprok. Unë kërkova që çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet, ta vazhdojmë ta mbajmë trendin. Ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmërinë e masave, duhet të ecim me një ecje të kujdesshme. Mbarëvajtja e mësimit, kthimi i shërbimeve specialistike në QKUK. Qeveria e Kosovës do të mundohet të mbulojë dëmet ekonomike. Deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Të përgatitemi për çfarëdo situate", tha ai.