15:39

Cufaj refuzon të dëshmojë me detaje në lidhje me rastin e Agon Musliut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka refuzuar të dëshmojë me detaje lidhur me rastin e Agon Musliut, duke thënë se përfaqësuesit e tij ligjor e kanë këshulluar që nuk duhet të jap detaje.

Pas kësaj ka reaguar kryetarja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila, si dhe këshilltari ligjor i Kuvendit, Muhamet Bytyqi, të cilët kanë thënë se Cufaj ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetje të caktuara por se është i obliguar që t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar.

Edhe Bekim Haxhiu i PDK-së, ka reaguar, duke thënë se refuzimi që të dëshmohet para Komisionit është njëjtë si të refuzohet të dëshmohet para organeve të drejtësisë.

Cufaj është përgjigjur në disa prej pyetje të përgjithshme, por ka refuzuar që të flas për rastin e Agon Musliut.

“Për rastin në fjalë unë nuk përgjigjem”, ka thënë ai, derisa ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e deputetit Bekim Haxhiu, lidhur me dokumentet mjekësore të të ndjerit

Pas kësaj dëshmia e ambasadorit është ndërprerë me kërkesë të kryetares së Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kërkuar nga zyra ligjore e Kuvendit që t’i dërgojnë Cufajt një opinion ligjor lidhur me obligimet që kanë dëshmitarë karshi Komisioneve hetimore parlamentare.

15:35

Ambasadori Cufaj po dëshmon në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë

Në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë Covid -19 po dëshmon ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Ai në këtë Komision ka folur lidhur më riatëdhesimit të Agon Musliut, i cili ka vdekur në karantinë në Qendrën e studentëve.

Cufaj ka thënë se si Ambasador ka dhënë deklaratë me shkrim në organet e hetuesisë në Kosovë.

Në këtë deklaratë ai ka thënë se i ka dërguar të gjitha detajet për të gjithë të riatëdhesuarit përfshirë Musliun.

Ai ka theksuar se tek institucionet e drejtësisë ka dorëzuar edhe një dokument që dëshmon problemet shëndetësore të të ndjerit. Ka thënë se si prova kanë përcjell edhe dokumente që dëshmojnë veprimet ose mosveprimet e zyrtarëve të ndryshëm.

Derisa ka thënë se detaje të tjera përveç atyre të përgjithshmëve nuk do të mund të jap në Komision.