Arbëri

Grenelli: Kosova dhe Serbia kërkuan nga SHBA-ja që t’u ndihmojë

Grenelli: Kosova dhe Serbia kërkuan nga SHBA-ja që t’u ndihmojë
Foto: Reuters

Emisari Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka folur sërish për marrëveshjen e arritur në Washington mes dy palëve më 4 shtator. Sërish është mburur me atë që është arritur nga palët, të cilat kanë firmosur veç e veç letra me zotime ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Ai ka thënë se dy palët kishin thënë se është koha që të shikohej situata e tyre, pasi sipas tij, ishin injoruar për tetë vjet nga ekipi Barack Obama - Joe Biden. Ky i fundit është kundërkandidat i Trumpit për president, kurse më herët ishtë zv\president.