Arbëri

​Cakaj kërkon nga Presidenca gjermane të ndikojë për heqjen e vizave

​Cakaj kërkon nga Presidenca gjermane të ndikojë për heqjen e vizave

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj ka kërkuar nga Presidenca gjermane e BE-së t’i japë shtytje liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë drejtë.

Ai sot gjatë një takimit në Berlin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.