Arbëri

Serwer: Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Serwer: Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në Universitetin John Hopkins në Uashington në një bisedë për televizionin sarajevas, Face.

“Nuk po shoh shenja se Vuçiqi do ta shfrytëzojë dominimin e tij në skenën politike serbe dhe do ta njohë sovranitetin e Kosovës. Gabimi nga pala amerikane është se po i afrohen, po shoqërohen me të, po ia bëjnë qejfin, duke festuar ndihmën çetnike SHBA -së në Luftën e Dytë Botërore. Ky është një gabim i madh. Administrata e Bidenit nuk do të bënte këso gabimesh”, tha ai.