Arbëri

Veseli: Qeveria Hoti “e lodhët dhe e papërgjegjshme”

Veseli: Qeveria Hoti “e lodhët dhe e papërgjegjshme”
Foto: KOHA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kritikuar Qeverinë Hoti të cilën e ka quajtur “të lodhët e të papërgjegjshme”.

“Qeverisja e cila është duke u munduar të bëjë diçka, nuk po bën asgjë. Po kalon seanca e po e shohin që nuk kanë numra, po tenton të kalojë diçka po nuk është e përgatitur e shohin se sa është kjo qeverisje e lodhët dhe e papërgjegjshme. Jo shpesh ndodhë të ketë opozitë si PDK-ja, që është e gatshme edhe për propozime konkrete siç është ajo e Pakos së Rimëkëmbjes të orientojë politika qeverisëse në të mirë të vendit. Qeveria aktuale nuk e ka këtë gatishmëri”, tha Veseli në konferencën për media, transmeton KOHA.