Arbëri

Shefi i BE-së në Kosovë: Asociacioni temë e hapur, duhet të diskutohet në Bruksel

Shefi i BE-së në Kosovë: Asociacioni temë e hapur, duhet të diskutohet në Bruksel

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur për të cilin duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Në një konferencë për media, pas takimeve me udhëheqës të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, Szunyog ka folur për investimet që BE-ja ka bërë në këtë pjesë.