Arbëri

Gucati del para Speciales më 1 tetor

Gucati del para Speciales më 1 tetor
Foto: Alban Bujari / Koha

Të enjten, 1 tetor, me fillim prej orës 15:00 kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gucati ishte arrestuar më 25 shtator në zyrat e OVL-së në Prishtinë. Për të ishte lëshuar fletarrestim për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.