Arbëri

Leku forcon pozitat ndaj dollarit dhe humb terren me euron

Leku forcon pozitat ndaj dollarit dhe humb terren me euron

Tiranë, 29 shtator - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe humbi terren me monedhën europiane, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 106.07 lekë ose 0.28 lekë më pak dhe euro u forcua me 0.15 lekë duke u kuotuar në vlerën 124.02 lekë.