Arbëri

Në Shqipëri, katër të vdekur e 127 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri, katër të vdekur e 127 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 127 raste të reja pozitive.

Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 384, kurse i të prekurve në 13.518.