Arbëri

Haradinaj-Stublla: Serbia sërish ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit

Haradinaj-Stublla: Serbia sërish ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për falënderimin që ky i fundit ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj-Stublla në një postim në Twitter të martën, ka thënë se Daçiq me këtë veprim ka shkelur marrëveshjen e arritur në Washington më 4 shtator.