Arbëri

Studimet e fshehta të grekëve dhe zbulimet e gjeologëve shqiptarë, çfarë fsheh nëntoka e detit Jon?

Studimet e fshehta të grekëve dhe zbulimet e gjeologëve shqiptarë, çfarë fsheh nëntoka e detit Jon?

Faktet tregojnë se grekët prej vitesh janë prezentë me punime sizmike në detin Jon, shumë pranë zonës së diskutueshme mes dy vendeve. Madje, në vitin 2015, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dërgoi Athinës zyrtare 2 nota proteste ndaj kërkimeve për naftë, pranë zonës së pa-delimituar mes dy vendeve.

“Ata, natyrisht që i kanë bërë në zonën e tyre territoriale. Afër limitit të kufirit të mundshëm tone”. Në vitin 2003, pesë prej specialistëve më në zë në vendin Helen, publikojnë një studim në revistën e gjeologjisë së naftës në Greqi, me titull: “Fushat e naftës e gazit në Shqipëri, a ekzistojnë fusha ekuivalente në Greqi”?, tha Siri Hamiti.