Arbëri

The Guardian: Nisja e proceseve në Speciale mund të ketë ndikim të thellë mbi Kosovën

The Guardian: Nisja e proceseve në Speciale mund të ketë ndikim të thellë mbi Kosovën
Foto: Alban Bujari/ Ilustrim

Nisja e proceseve të zvarritura gjyqësore në Speciale mund të ketë ndikim të thellë mbi Kosovën dhe raportet e tensionuara të saja me Serbinë, ka shkruar e përditshmja britanike, “The Guardian” në raportin e saj rreth zhvillimeve në Kosovë të lidhura me Specialen.

Gjatë javës së kaluar, Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë urdhëruar arrestimin e tre personave. Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, përderisa krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj dyshohen për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.