Arbëri

Kurti: Studentët e ditëve të sotme duhet të marrim mësim nga studentët e protestave të 1 tetorit 1997

Kurti: Studentët e ditëve të sotme duhet të marrim mësim nga studentët e protestave të 1 tetorit 1997

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar protestat e studentëve të 1 tetorit të vitit 1997, në të cilat ishte pjesë edhe vet ai.

Ai ka thënë se çdo 1 tetor studentët e ditëve të sotme duhet të marrin mësim nga studentët e protestave të 1 tetorit të vitit 1997, të kultivojnë vullnet për liri e dëshirë për dije, e të jenë gjithmonë në anën e kombit e në anën e së drejtës brenda dhe jashtë universitetit.