Arbëri

Veseli: Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan kërkesave fundamentale për liri

Veseli: Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan kërkesave fundamentale për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e protestave studentore ka thënë se ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet.

Veseli ka shkruar në Facebook se historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 Tetorit, si datë e vetëdijes për liri, përmes së cilës rinia studentore ia vë vetes peshën e një ideali madhor.