Arbëri

Zgjidhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

 

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur prorektorët e Universitetit.

Sipas njoftimit, Këshilli Drejtues i Universitetit, me shumicë votash, ka zgjedhur Prof. Dr. Bujar Pira, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. As. Dr. Arben Tërstena, prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.