1 perditesime
Arbëri

Sekuestrohen 46 telefona dhe tabletë si mall pa dokumentacion

Sekuestrohen 46 telefona dhe tabletë si mall pa dokumentacion
Foto: Koha / Ilustrim
16:18

Sekuestrohen 46 telefona dhe tabletë si mall pa dokumentacion

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në shtatë lokacione të ndryshme në Prishtinë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që për veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobilë, të njohur si mobi-shop.

ATK bën të ditur se si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobilë dhe tabletë si mall pa dokumentacion.

Po ashtu, gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.

ATK aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, i ka në harmoni me Strategjinë kombëtare të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

11:38

ATK-ja dhe Dogana, aksion në “mobil shope” të Prishtinës

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njofton se është duke zhvilluar aksion në Prishtinë tek disa subjekte, nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil të njohur ndryshe edhe si mobi shop.

Sipas njoftimi qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të in-formalitetit.

“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media. ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës”, bëhet e ditur në njoftimin për media.