Arbëri

Selimi mirëpret reflektimin e KPK-së: Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e vlerëson lajm të mirë reflektimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila sot përmes një kumtese tha se e ka marrë me shqetësimin reagimin prej Ambasadës amerikane që u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së kryeprokurorëve.

“Lajm i mirë reflektimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët synojmë që së bashku ta përmbyllim procesin e Rishikimit Funksional”, shkroi Selimi në Facebook.