Arbëri

Ibrahimi: Që prej vitit 2002 ka tendencë nga serbët për themelimin e asociacionit

 

Serbia dhe serbët në Kosovë që prej vitit 2001 kanë treguar tendenca për themelimin e një asociacioni që do të përfaqësonte komunitetin e tyre dhe jo komunat.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në Express intervistën në KTV, tha se më 2002 ishte krijuar një union i komunave serbe. Dhe, nga atëherë ende po insistohet në themelimin e një asociacioni që nuk ka bazë as në Ligjin për qeverisje lokale, as në Ligjin për organizata joqeveritare e as ne Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen. Për më tepër, 23 pika të Marrëveshjes kornizë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, janë hedhur poshtë nga Kushtetuesja.