Arbëri

Dimri 'troket' në Shqipëri, bie dëbora e parë në malin e Tomorit

Dimri 'troket' në Shqipëri, bie dëbora e parë në malin e Tomorit
 

Në malin e Tomorit ka rënë dëbora e parë në këtë vjeshtë. Reshjet masive të shiut dhe ulja e temperaturave me disa gradë Celsius, ka bërë që flokët e dëborës të fillojnë të bien në majat e malit në Shqipëri.

Siç shihet dhe nga pamjet maja e malit është zbardhur, ndërsa në pjesën tjetër poshtë në fshatra nuk ka rezistuar dhe është shkrirë.