Arbëri

Koalicioni i shqiptarëve në Mal të Zi refuzon të bëhet pjesë e qeverisë, arsye - partitë proserbe

Koalicioni i shqiptarëve në Mal të Zi refuzon të bëhet pjesë e qeverisë, arsye - partitë proserbe

Koalicioni i partive shqiptare në Mal të Zi “Njëzëri”, ka refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së re që po synohet të ndërtohet nga mandatari Zdravko Krivokapiq.

Në letrën që ky koalicion i përbërë nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, ia ka nisur sot Krovokapiqit, thuhet se refuzon të bëhet pjesë e një kabineti me parti që nuk e duan barazinë e shqiptarëve në këtë vend.