Arbëri

Nga 24-31 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit

Nga 24-31 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit
Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate për media Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 24 deri më datë 31 tetor 2020, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

“Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.