Arbëri

Haxha: Ish-ministri Shala ka ndërprerë kontratën e PTK-së me AMDOCS

Haxha: Ish-ministri Shala ka ndërprerë kontratën e PTK-së me AMDOCS

Shyqyri Haxha, ish-kryeshef ekzekutiv i PTK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me vendim të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, është bërë ndërprerja e njëanshme e kontratës së PTK-së me AMDOCS.

Ky reagim i Haxhës vjen pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.