Arbëri

Bajrami: Vjedhja e dy milionë eurove u bë përmes krimit kibernetik

Bajrami: Vjedhja e dy milionë eurove u bë përmes krimit kibernetik

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë duke i ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë lidhur me rastin e vjedhjes së më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Derisa ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ajo ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi.