Arbëri

BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë - Serbi

BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë - Serbi

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel.

I pyetur se kur mund të ndodhë takimi i radhës, pasi tash e disa javë nuk ka pasur takime, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se “puna e të dërguarit të posaçëm (për dialogun) Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij po vazhdon dhe është një punë e ngjeshur. Sapo të kemi ndonjë datë për të shpallur për takimet e radhës ne do ta bëjmë këtë”.