Arbëri

Edhe 20 pozita të reja pёr punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji

Edhe 20 pozita të reja pёr punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji
Artikull i sponsorizuar

Nё valёn e dytё tё mundёsive pёr punё praktike pёrmes Fondacionit tё Mileniumit tё Kosovёs (MFK), janё hapur 20 pozita tё reja nё 11 komuna tё ndryshme tё Kosovёs si: Mitrovicё, Decan, Lipjan, Gjakovё, Skenderaj etj. Pozitat e kёrkuara nё kёtё fazё janё: koordinatore e programit, hulumtuese, programere, asistente e projektit, zyrtare pёr eficiencё tё energjisё, inxhiniere e energjisë së ripërtërishme, si dhe profile tё tjera.

Kёto njёzet pozita bёjnё pjesё nё vazhdёn e gjithsej 200 pozitave qё do tё hapen muajve nё vazhdim pёr vajzat dhe gratë tё cilat janё nё vitet e fundit tё studimeve apo qё kanё diplomuar rishtazi dhe nuk kanё pasur mundёsi pёr pёrvojё profesionale.