6 perditesime
00:14

Krasniqi: Shtyrja e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut pa bazë kushtetuese

Analisti Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se vendimi për të shtyrë zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut nga ana e presidentit Hashim Thaçi nuk ka bazë kushtetuese.

Ai ka thënë se është bërë mirë që zgjedhjet u shtynë në kohën kur ishte piku i pandemisë, por se kjo është zvarritur tepër. Data e zgjedhjeve të reja është caktuar 29 nëntori.

“Vet marrja e vendimit nuk ka bazë kushtetuese, pasi presidenti nuk mund të suspendojë një datë të shpallur të zgjedhjeve. Janë afatet kushtetuese që parashohin shpalljen e këtyre zgjedhjeve. Por në atë kohë, në një gjendje të pandemisë globale, gjitha partitë politike ishin në një mënyrë të pajtimit që kjo të ndodhte. Është bërë mirë që në atë kohë nuk janë mbajtur zgjedhjet. Mirëpo që kishte vonesë nga presidenti për të shpallur pastaj datën e zgjedhjeve për këto dy komuna, Mitrovicë të Veriut e Podujevë, sidomos në rastet kur kishte rënie të numrit të infektuarve kishte. Tash ekziston rreziku të rritet e të anulohen zgjedhjet e të tentohet sa më shumë t’i afrohet afatit të rregullt të zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi. “Në momentin që VV ka kërkuar të mbahen zgjedhjet, është dashur presidenti të reagojë. E nëse s’ka pajtueshmëri të gjithë spektrit politik, të kandidatëve të përfshirë, nuk është dashur të shtyjë më tutje çështjen. Është në Gjykatën Kushtetuese, të shohim si vendos gjykata nëse presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës. Nuk ka bazë nga presidenti, ka mundur të bëhet si në fillim, partitë i mbyllën sytë e nuk e dërguan në Kushtetuese. Por kur pati zvarritje lindi nevoja për t’iu drejtuar Gjykatës. Gjasat janë të mëdha që Gjykata ta konsiderojë si shkelje kushtetuese”.

00:11

Krasniqi: Në dialog, Serbia po përfiton kompetenca shtesë, duhet një plan nëse nuk marrim njohjen

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se në dialog Serbia po përfiton më shumë se sa Kosova, e cila sipas tij, po synon vetëm njohjen por nuk ka një strategji tjetër nëse nuk merret njohja.

Krasniqi duke cituar deklaratat e sotshme në Forumin e Sigurisë, tha se Kosovës i duhet një plan b, jashtë njohjes reciproke.

“Në Forumin e Sigurisë sot, Vuçiq tha se nëse dëshirojmë marrëveshje me kompromis duhet të jetë e kënaqshme për të dyja palët. Lajçak tha se do të jetë kompromis i dhimbshëm për të dyja palët. Kosova ka shkuar në dialog me strategji e cila është vetëm njohja por nuk ka asgjë tjetër ndërmjet dhe nuk ka plan b, çka nëse njohja nuk realizohet nga ky proces i dialogut. Përderisa Serbia po shkon me kërkesa në faza të caktuara dhe po përfiton më shumë sesa ne duke synuar vetëm njohjen si akt përfundimtar. Ata po marrin asociacione, kompetenca shtesë e gjithçka tjetër dhe në fund kjo mund të mos rezultojë me njohje”, tha ai.

Krasniqi thotë se ndërmjetësimet ndërkombëtare shpesh kanë rezultuar edhe më dështime, teksa ka përmendur rastin e Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ai thotë se qeveria e Kosovës duhet të jetë më e përgatitur karshi Serbisë dhe të mendojë se për cilat pika mund të bëjë kompromis me këtë të fundit nëse nuk arrihet njohja.

“Ndërmjetësimet ndërkombëtare njohin shumë dështime, është rasti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërmjetësim mbi 28 vite i OSBE-së dhe një tension atje shpërthen në luftë. Duhet ta kemi parasysh se ndërmjetësimet ndërkombëtare nuk do të thotë se gjithmonë do na sjellin marrëveshje që do jenë të pranueshme prej dy palëve. Duhet ta kemi një plan b, çka nëse njohja nuk realizohet dhe të ketë strategji më të qartë se në cilat pika mundet Kosova të bëjë kompromise për ta kënaqur Beogradin dhe për të marrë njohjen që deri tash nuk është pa se ka strategji të tillë, duke deklaruar se kompromisi jonë do jetë ta njohim Serbinë. Vuçiq tha sot se nuk na duhet njohja e Kosovës”, përfundoi ai.

 

00:04

Krasniqi: Hoti duhet të japë dorëheqje nëse nuk votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti duhet të japë dorëheqje nëse nuk votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka thënë analisti Albert Krasniqi në Interaktiv të KTV-së.

“Kryeministri është zgjedhur me dy premtime para deputetëve kur ka kërkuar votën e tyre për kryeministër për të themeluar Qeverinë. Rimëkëmbjen ekonomike dhe luftimin e pandemisë. Rimëkëmbja ekonomike synohet të bëhet përmes këtij ligji, pra është njëri prej elementëve kryesore të rimëkëmbjes ekonomike dhe nëse ky Projektligj nuk i merr votat e deputetëve në leximin e dytë tash atëherë ky do të jetë një mocion i votëbesimit për kryeministrin dhe nëse nuk arrin ta kalojë këtë Projektligj atëherë duhet të japë dorëheqje. Nuk mund të vazhdojë Qeveria të mbetet në detyrë nëse ligjet kryesore nuk mund t'i kalojë në Kuvend”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai thotë se me këtë rast nuk duhet që partitë ta shfrytëzojnë këtë situatë.

“Mirëpo që në anën tjetër partitë politike nuk duhet ta përdorin këtë ligj vetëm për të sabotuar apo vështirësuar jetën e Qeverisë apo për të vënë në pah mungesën e numrave të Qeverisë të cilën ne po e shohim që ekziston. Pra, është e pranishme që nuk ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se opozita duhet të jetë konstruktive dhe të japë kontributin e saj në këtë ligj.

“Jemi në një kohë të pandemisë, pra ku ekonomia është duke u zvogëluar dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe në këtë rast duhet të vendosen përpara interesat publike në vend të atyre të ngushta partiake që partitë mund t'i kenë. Opozita duhet me qenë më konstruktive në këtë rast dhe të kontribuojë me ato çështjet të cilat ata mendojnë që ky ligj nuk i adreson apo i adreson keq t'i merr Qeveria parasysh dhe t'i inkorporojë në ligj dhe kështu të kemi një ligj i cili u përgjigjet nevojave të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

00:01

Krasniqi: Hoti ka shkarkuar persona të lidhur me partitë politike

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka shkarkuar persona të lidhur me partitë politike dhe me këtë veprim ka bërë mirë, por se duhet të gjejë zëvendësime që nuk kanë lidhje politike për të arsyetuar veprimin.

Hoti së fundi shkarkoi drejtorin e Policisë, të Doganës dhe ATK-së.

“Deri më tash kemi parë edhe disiplinë në kuadër të Qeverisë. Z. Hoti pavarësisht këtyre minuseve, është person që ka autoritet, nuk është person që mund të shantazhohet lehtë. Kur je person që nuk ke të paktën publikisht këso raste, e bën më të lehtë që kryeministri ta ushtrojë punën e tij dhe të mos bëjë kompromise që mund ta dëmtojnë atë personalisht. Shkarkimet që janë bërë kanë qenë, së paku një pjesë e tyre, njerëz që kanë qenë direkt të lidhur me politikën, partitë politike, që kanë qeverisur në Kosovë më herët. Ky është një drejtim pozitiv, shkarkimi i tyre, duhet gradualisht të bëhet njëlloj i zëvendësimit të këtyre figurave me persona që kanë integritet, që janë të paanshëm politikisht dhe të cilët janë profesionistë për këto detyra”, ka thënë Krasniqi. Është vetëm një hap ky, shkarkimi nuk është i tëri. Të presim kush të emërohet e të vlerësojmë motivet e këtyre shkarkimeve. Si të tilla shkarkimet kanë qenë të nevojshme të shohim me kë zëvendësohen. Nëse zëvendësohen me persona politik, e shohim që nuk ka pasur qëllim të bëhet ç’kapja e shtetit prej partive tjera politike, pasi ato nuk është se i kanë vetëm këta zyrtarë por shumë vartës në institucione tjera që mund të sabotojnë punën e Qeverisë”.

Ai ka përmendur se ka pasur raste kur kryeministra në të kaluar nuk kanë ditur se çfarë po ndodh në Qeverinë e vet.

“Ka pasur kryeministra që nuk kanë ditur se çfarë po ndodh me Qeverinë e tyre. Me kryeministrin Haradinaj ku arrestohen shtetasit turk nga ministria e Brendshme, nga agjencia e Intelegjencës, e kryeministri nuk ka informata për çfarë po ndodh. Mund të ndodh me këtë sistem fare lehtë që të jesh kryeministër e të mos kesh ushtrim të kompetencave të tua në gjitha dikasteret që supozohet t’i drejtosh”, tha Krasniqi.

23:53

Krasniqi: Qeveria duhet të ketë një plan pas shuarjes së Task-Forcës Antikorrupsion

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion nuk është bërë me tendencë të hakmarrjes nga kryeministri Avdullah Hoti, ndwrsa shton se Qeveria duhet tw ketw plan pas shuarjes sw saj.

Ai thotë se Hoti është nga politikanët e paktë në Kosovë të cilët nuk ka ndonjë aferë korruptive apo që ndërlidhet direkt me një të tillë.

“Është vështirë që në skenën politike në Kosovë të shohim politikanë të cilët janë gjatë në pushtet dhe të mos të ndërlidhur me afera të korrupsionit, mirëpo që kryeministri Hoti është prej pak politikanëve në Kosovë që ka pasur pozita të larta udhëheqëse dhe të paktën publikisht nuk ka asnjë aferë korruptive që e ndërlidh direkt si person. Nuk e besoj se Hoti ka pasur tendenca të hakmarrjes në këtë rast, për shkak të ai qenka i përfshirë në një rast për shkak se u flit që ai është i intervistuar prej kësaj task-force për një rast që lidhet me autostradën e Gjilanit”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Krasniqi thotë se ka munguar sqarimi për këtë çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ajo çka nuk pamë prej qeverisë në këtë rast është mungesa e sqarimeve, pse e shohin të nevojshme ta mbyllin këtë agjenci dhe cili është plani i tyre për ta luftuar korrupsionin. Në këto dy pyetje, qeveria nuk ka dhënë përgjigje të qartë”, tha ai.

23:50

Krasniqi: Në vjedhje janë të përfshirë më shumë se një zyrtar i MF-së

Albert Krasniqi, analist nga Demokracia Plus, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit duhet të jenë të përfshirë më tepër se një zyrtar i Ministrisë së Financave.

“Ministrja Bajrami tha se ky është një rast i mirë organizuar i cili ka të bëjë edhe ndërhyrje të krimeve kibernetike dhe të tjera. Kështu që nuk besoj se kjo ndërlidhet me një zyrtar të vetëm ose disa nëpunës aty, por që me siguri është një pjesë më e madhe e njerëzve të cilët janë përfshirë por që duhet të shohim tani edhe hetimet të cilat duhet të kryhen dhe duhet të na nxjerrin përgjegjësit kryesorë të cilët janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë Krasniqi.

Ajo çfarë është me rëndësi të bëhet, sipas Krasniqit, është që të ketë njëlloj të auditimit apo të hetimit më të thellë të rasteve të kaluara, të cilat këta zyrtarë kanë qenë të përfshirë dhe jo vetëm.

Ai shton se publiku duhet të sigurohet se raste të tilla nuk kanë ndodhur më herët dhe shpresojmë se ky të jetë vetëm një rast i vetëm dhe nuk janë keqpërdorur miliona të tjerë nga Thesari.

"Ka pasur shumë mjete që janë ndarë tani edhe për rimëkëmbjen ekonomike, në ndihmë të bizneseve, të qytetarëve të tjerë të cilët kanë marrë njëlloj të asistencës dhe këto ne duhet të jemi të sigurt se paret e qytetarëve nuk po keqpërdoren dhe janë duke u menaxhuar mirë. Dhe po ashtu të sigurohemi se çfarë masa do të marrë Ministria për të mos lejuar që raste të tilla të përsëriten në të ardhmen", ka thënë ai.

23:48

Krasniqi: Vjedhja e dy milionëshit për shkak të punësuarve me lidhje politike

Analisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi, ka thënë se vjedhja e fundit e mbi dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, ka ardhur nga ata zyrtarë që janë punësuar për shkak të lidhjeve politike.

Ai ka thënë se në Kosovë mbizotëron kultura e mosndëshkueshmërisë dhe se kjo shtynë zyrtarë të bëjnë vepra të paligjshme duke e ditur se në të kaluarën ka pasur shumë raste kur zyrtarë të lartë kanë shpëtuar paq.

“Pjesë e madhe e tyre po ndërlidhen me rastet e keqnmenaxhimit të detyrave zyrtare. Por më e keqja këto raste nuk po marrin ndëshkimin e duhur, dhe po inkurajohen edhe zyrtarë tjerë të përfshirhen në afera të tilla. Pasojë e kulturës të mosndëshkueshmërisë në Kosovë. Kemi parë shumë raste të zyrtarëve të lartë publik që kanë qenë të përfshirë dhe janë dënuar me kusht për raste të rëndë të korrupsionit. Ia kanë hedhur paq me drejtësinë dhe tani jetojnë jetë të pasur e të lumtur nga përfitimet e kundërligjshme që kanë bërë. Pra, është kultura e mosndëshkueshmërisë, punësimet në baza nepotiste klienteliste që kanë ndodhur në adminsitratën publike. Pamë që disa prek këtyre zyrtarëve të përfshirë, janë njerëz të lidhur me parti, dhe sigurisht në këto pozita kanë ardhur jo për shkak të aftësive profesionale por për shkak të lidhjeve politike”, ka thënë Krasniqi për Interaktiv në KTV.

Ai ka thënë se me gjasë këta zyrtarë të akuzuar është dashur të hetojnë edhe për shumë miliona tjera që janë larguar nga buxheti i shtetit. Ndërsa ka thënë se është me rëndësi që mjetet e avulluara të kthehen në buxhet.

“Mungesa e kompetencës shumë prej zyrtarëve në administratën publike nuk kanë kompetencën e duhur për të ushtruar funksionet e veta, mund të mos jenë në gjendje të diktojnë këto raste me kohë, apo t’i parandalojnë që të mos ndodin. Është kulturë e përgjithshme që është krijuar në shoqërinë tonë dhe po e inkurajon këto raste Këta zyrtarë kanë qenë ata që është dashur ta shohin transferimi ne 53 milionë eurove të autostradës, rastin e pagtesave të Arbitrazhit me PTK, por janë mjete që janë ardhur nga buxheti i shtetit nmga PTK-ja. Kur i shohin gjitha milionat që kalojnë e janë të ndërlidhura me politikën, inkurajohen edhe këta të marrin veprime të tilla. Me rëndësi mjhetet të gjidenn e t’i kthehenm buxhetit të shtetit. Një pjesë e tyre kanë dalur jashtë Kosovës dhe është e vështirë të kthehen, por është me rëndësi të hetohet. Të ketë dënim meritor për gjithë ata persona që janë përfshirë në ktë vjedhje”, ka thënë Krasniqi.