Arbëri

Për vjedhjen në AUV rekomandohet suspendimi i një zyrtari policor

Për vjedhjen në AUV rekomandohet suspendimi i një zyrtari policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Hetuesit e IPK-së i kishin pranuar informacionet e para lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës (për rastin e vjedhjes në objektin e AUV-it), ku sipas marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtarët policorë në punë sekondare bëjnë sigurimin e objektit në fjalë”, thuhet në komunikatë.