Arbëri

Krasniqi thotë se javën e fundit ka shtim të pacientëve me COVID-19 në QKUK

U.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në Express Intervista ka thënë se kanë punuar në tri drejtime për ta menaxhuar situatën me COVID-19 në Kosovë dhe se sipas tij të trija janë përmbushur.

“Qysh tani kemi rreth 900 shtretër që do t’i vëmë në dispozicion për pacientët që do kenë nevojë. Do kemi shpejt specializantët e ri të punësuar tash, do kemi rreth 2000 staf shëndetësor dhe kemi përmbyllur shumicën e kontratave të barnave për trajtimin e pacientëve. Këto janë tri drejtime të rëndësishme që i kemi përmbyllur ose janë në përfundim të përmbylljes”, tha ai.