Arbëri

Prokuroria Speciale: Do zhvillojmë hetime profesionale deri në zbardhjen e rastit “Dehari”

Prokuroria Speciale: Do zhvillojmë hetime profesionale deri në zbardhjen e rastit “Dehari”

Prokuroria Speciale e Kosovë ka siguruar familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Prokuroria ka njoftuar se për gjatë dy ditëve, 22 dhe 23 tetor, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.