Arbëri

Zemaj nuk përmend mbylljen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, thotë se shteti duhet të jetë i hapur

Zemaj nuk përmend mbylljen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, thotë se shteti duhet të jetë i hapur
Foto: FB

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “shteti duhet të jetë i hapur”, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë mbyllje pavarësisht se ditëve të fundit është shënuar rritje në numrin e të infektuarve me COVID-19.

“Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar”, ka shkruar Zemaj në Facebook.