Arbëri

KQZ-ja vendos të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009

KQZ-ja vendos të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka rekomanduar Sekretariatit të këtij institucioni që të sjell një vendim për shkatërrimin e materialeve zgjedhore edhe të zgjedhjeve që janë mbajtur në vitin 2010, meqë siç tha ajo, në dhjetor të këtij viti parashkruhen të gjitha lëndët që nuk janë përfunduar.