Arbëri

Deputetët e LVV-së refuzojnë të jenë pjesë mbledhjeve të Komisionit për Legjislacion nëse s'ka prani të mediave

Deputetët e LVV-së refuzojnë të jenë pjesë mbledhjeve të Komisionit për Legjislacion nëse s'ka prani të mediave

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Alban Hyseni dhe Dimal Basha, kanë thënë se do të refuzojnë të mbajnë mbledhje të komisionit nëse ato nuk mbulohen nga mediat dhe nëse mediat nuk ftohen publikisht nga kryetari i Komisionit, Shkëmb Manaj.

Basha ka treguar se sot e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion për këtë arsye.