Arbëri

“Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare

“Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare

Edhe ndërmarrjes “Trepçës” këto ditë i janë bllokuar llogaritë bankare. Kjo shkaku i borxheve që ka ndaj furnitorëve dhe që nuk ka arritur që t’i paguajë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i ndërmarrjes, Hysen Vrajolli për KOHËN. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh rreth 7 mijë euro që iu kanë furnitorëve. Por, ka thënë se pritet që për disa ditë të paguajë këtë borxh dhe të zhbllokohen llogaritë.