Arbëri

Mustafa: Hoti po e dëshmon se ka guxim e vendosmëri ta luftojë krimin e korrupsionin

Mustafa: Hoti po e dëshmon se ka guxim e vendosmëri ta luftojë krimin e korrupsionin

Kyetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke e dëshmuar se ka guximin dhe vendosmërinë ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikujt, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa në Facebook.