Arbëri

“Nëse fiton Trumpi, Hoti le ta shtijë në kornizë foton nga Shtëpia e Bardhë”

Artisti Gani Jakupi ka vlerësuar se kryeministri, Avdullah Hoti, nuk ka më asnjë shans ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë në rast se Donald Trump rizgjidhet president i SHBA-së më 3 nëntor.

Jakupi në një intervistë në emisionin DESKU në KTV, të martën mbrëma, tha se takimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator në Washington, Trumpit i është dashur për fushatë elektorale.