1 perditesime
20:01

Osmani dënon sulmin në Nicë të Francës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me thikë në Nicë të Francës.

Osmani në Twitter ka shkruar se duhet dënuar krimet mizore që kanë ndodhur në Francë.

“Liria e të shprehurit dhe toleranca fetare janë vlera që ne i çmojmë, kultivojmë dhe duam t’i shohim të lulëzojnë rreth botës. Krimet mizore në Francë janë kundër këtyre vlerave dhe të gjithë duhet t’i dënojmë. Terrorizmi dështon kur ne të gjitha së bashku qëndrojmë të bashkuar kundër tij”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, edhe kryeministri Avdullah Hoti duke shprehur ngushëllime për familjarët, ka dënuar ashpër sulmin në Nicë.

“I tronditur me lajmin për sulmin terrorist në Nicë të Francës. E dënoj fuqishëm sulmin e sotëm në Nicë dhe sulmet e tjera terroriste në Francë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe njerëzve të Francës”, ka shkrua ai.

12:47

Reagon Thaçi pas sulmit në Francë: Terroristët kurrë s’do të fitojnë

Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin në Francë, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Twitter.

Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se së paku një nga viktimat është vrarë brenda bazilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.