Arbëri

Mustafa: Sistemi i ri për grante mënjanon mundësitë për keqmenaxhime

Mustafa: Sistemi i ri për grante mënjanon mundësitë për keqmenaxhime

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, zhvilloi vizitë pune në Komunën e Ferizajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu. Gjithashtu, gjatë vizitës takoi fermerë të zonës, blegtorë, përpunues të qumështit dhe të frutave të imëta nga të cilët së afërmi u informua mbi situatën e tyre.

Ai njoftoi fermerët se Ministria e Bujqësisë ka vendosur t’i paguajë dy herë subvencionet, që fermerët sa më lehtë ta përballojnë situatën e shkaktuar nga Covid-19.