Arbëri

Rekord rastesh me COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur

Rekord rastesh me COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se në 24 orët e fundit në Kosovë janë 4 të vdekur nga COVID-19, derisa 418 kanë rezultuar pozitivë.

E gjithashtu ka shtim edhe të testimeve. Sipas IKSHPK-së janë testuar 1608 mostra, transmeton KOHA.